Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident në Korçë/ 18-vjeçari nga SHBA humb kontrollin e makinës, plagosen 4 persona
Një adoleshent banues në Miçigan (Michigan) të SHBA-ve është aksidentuar bashkë me 3 pasagjerët që ndodheshin në mjetin të cilin po drejtonte, teksa ndodhej me pushime në qarkun e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në aksin Rehovë-Ersekë dhe paraprakisht sipas hetimeve të Policisë Rrugore, shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit nga 18-vjeçari. “U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për V. T., 18 vjeç, banues në Michigan, pasi në aksin rrugor “Rehovë-Ersekë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët”, tha policia vendore për dinamikën e ngjarjes. Pas kryerjes së veprimeve paraprake, do jetë organi i akuzës që do përcaktojë shkaqet, ndërsa katër të aksidentuarit...