Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga fermeri te importet/ Ja si do kontrollohen ushqimet sipas ligjit të ri, Qeveria ashpërson rregullat
Tre institucione të kontrollit të sigurisë ushqimore do të shkrihen dhe tre të reja do të ngrihen për të njëjtin qëllim. Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ri “Për Kontrollet Zyrtare”, në të cilin është detajuar mënyra e re e kontrollit të sigurisë ushqimore, nga produktet bimore e deri te nënproduktet shtazore, me qëllim ‘ushqime më të sigurta’ për konsumatorët por edhe për kafshët. Kontrollet nuk do të bëhen më nga AKU, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, apo Agjencia Kombëtare të Veterinarisë. Kompetencat e tyre janë riorganizuar duke u strukturuar në tre institucione të reja. “Institucioni i Kontrollit Zyrtar” do të mbikqyrë subjektet që operojnë në vend, me një shtrirje të gjerë, nga bujqësia në blegtori. “Institucioni i Kontrollit...