Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Suksesi i 10-të i anijes kozmike së SpaceX, shihni videon e fluturimit dhe uljes mbresëlënëse në Oqeanin Indian
Një moment historik është vendosur sot për SpaceX, e cila vulos suksesin pas shumë pengesash. Ky është fluturimi i 10-të provë i Starship dhe për kompaninë e Elon Musk, ngjarja është një “justifikim” pas dështimeve të njëpasnjëshme të fluturimeve të mëparshme dhe përforcon qëllimin e saj për të krijuar një sistem lëshimi të besueshëm dhe të përdorshëm. Në fund të fundit, Starship është një lidhje kyçe në planet e ardhshme të NASA-s për misionin Artemis III në Hënë dhe në ambiciet e Musk për misione me pilot në Mars. Anija kozmike gjigante e Elon Musk u nis nga Starbase në Teksas në orën 01:30 sipas kohës tonë, pas dy përpjekjeve të dështuara të dielën dhe të hënën. Ditën e parë, lëshimi u anulua për shkak...