Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Çfarë ndodh nëse pini në një shishe plastike uji të lënë në një makinë të nxehtë
Nga Lindsey Bever Pyetja A është e vërtetë që nuk duhet të pini nga shishet plastike të ujit të lëna në makinë të nxehtë? Shkenca Mikroplastikat, grimca plastike më të vogla se 5 milimetra, gjenden në ushqimin, ujin, veshjet, produktet e kujdesit personal, kozmetikë dhe në mjedisin tonë. Edhe në shishet plastike të ujit. Sipas studimeve, në rrethana të caktuara, këto shishe, veçanërisht ato njëpërdorimshme pasi nuk janë aq rezistente, mund të lëshojnë grimca plastike, së bashku me kimikate dhe metale, në ujë. Shishet njëpërdorimshme bëhen nga një plastikë e hollë e njohur si polietilen tereftalati (PET). Megjithëse duket e ngurtë me sy të lirë, plastika në fakt është si një "rrjetë e ngatërruar", dhe molekulat e bllokuara brenda saj, përfshirë disa kimikate, dalin ngadalë...