Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga lopët në fshat tek Interi, kroati Sucic rrëfen rrugëtimin emocionues në futboll
Petar Sucic, mesfushori i Interit, rrëfen historinë e tij në “On Board”, formati i “Inter Media House”: “E kam kaluar fëmijërinë në një fshat të vogël me familjen. Kishim një fermë të vogël, babai im mbarështronte lopët dhe ndonjëherë, kur isha i vogël, e ndihmoja në mjeljen e qumështit. Ishte një jetë shumë e lumtur për mua. Rrija gjithë ditën jashtë, ndërsa kujtimet me kafshët tona do t’i mbaj gjithmonë. Kujtimet më të bukura i kam nga vendlindja ime, Bugojno. Aty kam mësuar shumë për jetën. Ndeshja ime e parë në Champions? Po binte një shi i madh dhe mendova se nuk do të luhej, por në fund zbritëm në fushë dhe isha jashtëzakonisht i lumtur. Aty shënova një nga golat më të bukur në...