Prag-tragjedi/ Britaniku i dehur hyn me makinë në bulevardin ku po zhvillohej një aktivitet, bie në prangat e policisë

Prag-tragjedi/ Britaniku i dehur hyn me makinë në bulevardin ku po zhvillohej një aktivitet, bie në prangat e policisë

Një 52-vjeçar nga Britania e Madhe për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi rrugore, teksa hyri i dehur me mjetin e tij në bulevardin “Epidamn” të qytetit bregdetar të Durrësit, pikërisht në momentin kur aty po zhvillohej edhe një aktivitet. Policia vendore bëri me dije se pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë V. D., 52 vjeç, banues në Britani. “I dyshuari ka qarkulluar me automjet në bulevardin “Epidamn”, ku po zhvillohej një aktivitet. Pasi u ndalua nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi në gjendje të dehur”, thanë burime zyrtare. Ky rast është publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa pas sinjalizimit u bë identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarit.