Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Aksident i rëndë në Fier! Përplaset një i mitur, arrestohet shoferi 24-vjeçar
                            Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në Dushk, pas një aksidenti të ndodhur të martën në fshatin Dushk. Sipas raportimeve, 24-vjeçari përplasi një shtetas të mitur, i cili ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Policia po vijon hetimet për shkaqet e aksidentit dhe për pasojat e tij. Top Channel