Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Daniel Shima u rrëmbye me urdhër të Ramës’, Berisha: U torturua 4 orë në bodrumin e Suel Çelës
Lideri i PD-së Sali Berisha përmes një postimi në facebook zbulon detaje nga 12 orët e zhdukjes dhe rrëmbimit të Daniel Shimës më 20 gusht 2025. Berisha shkruan se Daniel Shima, ish zv/drejtori i AKSHI-t u rrëmbye e u arrestua si Stafuka që u zhduk pa nam e nishan nga policia private që në operacione të saj speciale vesh uniformën e policisë së shtetit dhe ka kompetenca më speciale se sa dy të parat dhe varet direkt nga kreu i narko-shtetit, Edi Rama. “Besohet se Danieli është personi që kontribuoi në vendosjen e çimkave që regjistruan bisedën e G. Meçes me një person tjetër ku lakohej emri i Armand Fangut dhe kunatës së tij Linda Ramës. Për të gjitha këto, Danielit duhet t’i mbyllej goja...