Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mund t’i kishte dhënë edhe “Lopata Ari”/ Dekoratat e Ramës për punonjësit zjarrfikës, ironizon Berisha: Balluku…
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj ceremonisë së zhvilluar sot nga kryeministri Edi Rama, i cili shpërndau medalje për punonjësit e Zjarrfikësve dhe ekipet e Emergjencave që kanë luftuar zjarret gjatë kësaj vere. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha e quan “tallje me njerëzit që rrezikojnë jetën”, duke thënë se dhënia e medaljeve e trajton luftën me flakët si një sport, jo si një emergjencë serioze që kërkon përkushtim dhe burime reale. Me ironi ish kryeministri thotë se për ta çuar deri në fund këtë komedi duhet të kishte dhënë “Lopata Ari”. “Kur Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit dalin me degë pishash dhe lopata për të fikur zjarret, dhe më pas u dorëzohen medalje ari, kjo është tallje, jo nderim....