Momentet e fundit të kameramanit të Reuters, rrëfehet i vëllai: Pavarësisht realitetit të trishtuar në Gaza…

Momentet e fundit të kameramanit të Reuters, rrëfehet i vëllai: Pavarësisht realitetit të trishtuar në Gaza…

 “Isha i lumtur këtu, me familjen time, një familje e bukur, plot dashuri dhe përzemërsi. Por tani shtëpia që na strehonte është zhdukur dhe ajo ç’ka ka mbetur janë rrënojat, vetëm një grumbull rëre. Ky grumbull rëre na kujton se këtu kishte jetë. Kishte jetë, dhe ende populli ynë ka shpresë”. Ky është Hussam Al-Masri, kameramani i Reuters që u vra në krye të detyrës nga një sulm izraelit. Sulmi izraelit në spitalin Nasser të Gazës shkaktoi 20 viktima, ku në mesin e tyre ishin edhe 5 gazetarë. Masri, 49 vjeç, ishte një kameraman me përvojë, qasja pozitive e të cilit në situatat më të rrezikshme e bëri atë të njohur në mesin e komunitetit të gazetarëve të Gazës. “Nesër do të jetë më mirë“, thoshte...