Riarrestimi ‘i prish punë’/ Policia shkon për thyerjen e masës së Gjykatës, në banesë i gjen pjesë armësh dhe municione

Riarrestimi ‘i prish punë’/ Policia shkon për thyerjen e masës së Gjykatës, në banesë i gjen pjesë armësh dhe municione

Theu masën e arrestit të vendosur nga Gjykata e Tiranës, riarrestohet 29-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit të shtëpisë iu gjetën edhe armatim dhe municione. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 bënë me dije sot (27 gusht) se kapën dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për të riun me dy identitete, F. D(P). “Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit”. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet municion luftarak dhe pjesë arme të dyshuara zjarri”, njoftoi policia e kryeqytetit pas aksionit. Për ngjarjen po heton edhe Prokuroria e Tiranës, pasi po verifikohet edhe nëse i riu është pjesë e ndonjë grupi kriminal apo të shitjes së armëve e municionit.