Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksidentoi për vdekje 53-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Voskopojë, arrestohet shoferi 73-vjeçar
Një ditë pas aksidentit fatal të ndodhur në Voskopojë të Korçës mbrëmjen e djeshme, Policia Rrugore ka arrestuar drejtuesin e moshuar. I ndaluari është F.H., 73 vjeç, banues në Korçë, që do hetohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 në rrugën e fshatit Voskopojë, kur viktima 53-vjeçare me inicialet A.E., që po udhëtonte me biçikletë, u përplas nga mjeti në timonin e të cilit ndodhej i moshuari. “Për aksidentin e ndodhur në Voskopojë, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja A. D., 53 vjeçe, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se e aksidentoi, F. H., 73 vjeç, banues në Korçë”, bëri me dije policia vendore. Fillimisht...