Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Më shumë punëtorë nga Ukraina në Shqipëri/ Paga më e lartë se në vendin e tyre, motiv kryesor për të ardhur
Shtetas ukrainas që edhe për shkak të luftës, apo individë nga vendet aziatike si Bangladeshi apo India, që për shkak edhe të nivelit të pagave zgjedhin që një pjesë e tyre të vijnë të punojnë në Shqipëri. Kush në ndërtim e kush në sektorin e turizmit si baret dhe restorantet. “Pjesa më e madhe po vijnë nga Ukraina dhe Bangladeshi, por kemi edhe një pjesë nga India. Pjesa e pagës është e kënaqshme për këta individë dhe i kemi ndihmuar normalisht edhe me vizën e punës, sepse në këtë vend burokracitë ekzistojnë dhe procedura për t’u pajisur me një të tillë është pak e gjatë” – shprehet për mikrofonin e televizionit Scan Anisa Berushi, përgjegjëse në një restorant në kryeqytet. Sipas të dhënave nga Eurostat, paga...