Sigurimi i detyrueshëm nga tërmeti/ Bizneset shkresë Ministrisë së Financave, kërkojnë ndryshime për transparencë

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmeti/ Bizneset shkresë Ministrisë së Financave, kërkojnë ndryshime për transparencë

Bizneset kanë rezerva dhe sugjerime sa i takon projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet i cili është hedhur së fundmi për konsultim publik. Përmes një shkrese dërguar Ministrisë së Financave, Dhoma Amerikane e Tregtisë, thekson se drafti përkufizon banesat dhe seksionet e brendshme por lë paqartësi për ndërtesat me përdorim të përzier se për strukturat që janë vetëm pjesërisht rezidenciale. Po ashtu, në shkresë thuhet se përkufizimi i ngjarjes së tërmetit lidhet me magnitutën mbi 5.0, por nuk specifikohet procesi për njohjen dhe shpalljen zyrtare të saj nga autoritetet, duke krijuar hapësire për kontestim. Sa i takon natyrës detyruese që ka projektligji, i cili e lidh sigurimin e banesave me aksesin në shërbime të rëndësishme si kadastra, e-albania, QKB, Dhoma Amerikane, thekson se edhe...