Ejhenbaum: Si është krijuar “Manteli” i Gogolit?

Ejhenbaum: Si është krijuar “Manteli” i Gogolit?

Nga Boris M. Ejhenbaum Kompozicioni i novelës varet në një shkallë të madhe prej faktit, se çfarë roli luan në thurjen e saj toni personal i autorit, domethënë a rezulton ky ton zanafillë organizuese, duke krijuar pak a shumë iluzionin e rrëfimit, apo shërben veçse si lidhje formale ndërmjet ngjarjeve dhe prandaj zë një pozicion ndihmës. Novela primitive, sikundërse romani aventuresk, nuk njeh rrëfim dhe nuk ia ka nevojën atij, sepse gjithë interesi dhe ecuria e tyre përcaktohet prej ndërkëmbimit të shpejtë e të shumëllojtë të ngjarjeve dhe gjendjeve. Thurja e motiveve dhe motivacioneve të tyre – ja se kush është zanafilla organizuese e novelës primitive. Kjo është e vërtetë dhe në lidhje me novelën komike — në themel të saj vendoset një anekdotë e...