Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kontrabandonin karburant me autobot/ 2 persona të arrestuar dhe një në kërkim (EMRAT)
Kontrabanda e karburantit me autobot çon në pranga 2 persona të dyshuar dhe një i tretë u shpall në kërkim nga policia e Fierit, si bashkëpunëtor në krim. Në pranga ranë Blertian Dulaj dhe Mario Margilaj, 49 dhe 58 vjeç, banues në Fier, kurse në kërkim është E. R., 34 vjeç. Operacioni është koduar “Liquid” dhe u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative. “Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor Fier-Mbrostar, autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. Nga veprimet hetimore rezultoi se autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të M. M. dhe se...