Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Qeveria jep shpërblim për forcat e angazhuara ndaj operacioneve të zjarreve, Rama: Kronikë e gjatë ethesh, plagësh e dhimbjesh
Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e ushtarakëve, punonjësve civilë dhe personelit mjekësor në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së mirënjohjes, Rama e ka cilësuar situatën si një kronikë dramatike, por me nota përkushtimi. Ai shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që, me guxim dhe sakrificë, luftuan me flakët për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën shqiptare. “Ushtarakë, civilë dhe mjekë, jemi sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt përpara jush dhe gjithë asaj që ju përfaqësoni. Beteja e zjarreve që përfshiu territore të konsiderueshme të territorit tonë ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh, një kronikë dramatike, por me nota stërmundimi përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi...