Rama: Do të vendosim para përgjegjësisë prokurorët e gjyqtarët që mbrojnë zjarrvënësit dhe zaptuesit

Rama: Do të vendosim para përgjegjësisë prokurorët e gjyqtarët që mbrojnë zjarrvënësit dhe zaptuesit

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve të cilët luftuan në territore të vështira. Rama theksoi se ka kërkuar nga ministri i Drejtësisë t’i përcjellë organit të akuzës rastet kur prokurorët e gjyqtarët mbrojnë zjarrvënësit dhe zaptuesit, duke paralajmëruar se nuk do të mbetet gur pa lëvizur për të vendosur para përgjegjësisë çdo person. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë premtoi mbështetje të plotë për ata përfaqësues të drejtësisë që luftojnë korrupsionin dhe krimin. “Njerëz me uniformë në këtë vend derdhin mund në një luftë sfilitëse me zjarret, mijëra hektarë pasuri pyjore përpihet nga goja e flakëve, disa personave me një...