Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Champions/ Surpriza në fazën “Play-off”, kualifikim historik për K.Almaty dhe Pafos
Mbrëmja e parë e sfidave të kthimit të fazës Play off në Champions League rezervuan surpriza të mëdha. Kairat Almaty eliminoi gjigandin skocez të Celtic, modestët qipriotë të Pafos eliminuan Crvena Zvezdës, ndërsa Bogo Glimt e kishte një formalitet kalimin për në fazën e ligës, pas fitores së thellë 5-0 në ndeshjen e parë. Lajmi bujshëm ishte padyshim eleminimi i kampionëve skocezë të Celtic Glasgow. 90 minutat e ndeshjes së dytë po ashtu edhe shtesa prej 30 minutash nuk prodhuan asnjë gol. Në këtë mënyrë fatin e skuadrës që do të kalonte më tej do ta ndante ruleta e penalltive. Skocezët u treguan jo të qetë teksa gabuan 3 nga 5 penalltitë me Idah, McCowan dhe Maeda, duke bërë që kazakët të siguronin një kualifikim...