Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Allegri kërkon Rabiot, Tare vihet në lëvizje, por shqetëson Leao
Disfata kundër Cremoneses që në start trazoi jo pak ambientin në shtëpinë e “djallit”, por drejtuesit e Milan vijojnë punën për të ndërtuar ekipin sipas shijeve të Allegrit. Tekniku kuqezi ka shprehur dëshirën e radhës, kërkon në Milano një nga pinjollët e tij të hershëm, Adrien Rabiot, një lojtar që e vlerëson jashtëzakonisht shumë që nga koha kur të dy ishin pjesë e Juventus. Së fundmi, Rabiot ka bërë gati “valixhet” pas sherrit të bujshëm me Jonathan Rowe. Marseja e ka nxjerr në shitje, por jo pa marrë atë që kërkojnë. Klubi francez vlerëson kartonin e mesfushorit me 15 milionë euro, por këtë shifër e kërkojnë kesh, nuk preferojnë të përfshijnë në negociata lojtarë të tjerë si Bennacer. Nga ana tjetër, Rabiot kërkon një pagë...