Busquets nuk pranon “të zvarritet”, paralajmëron tërheqjen e shpejtë nga futbolli

Busquets nuk pranon “të zvarritet”, paralajmëron tërheqjen e shpejtë nga futbolli

27 Gusht 2025 12:08 Alfred Lleshi Ndërsa Inter Miami përgatitet për “Clásico del Sol” ndaj Orlando City, në gjysmëfinalet e “Leagues Cup”, Sergio Busquets surprizoi edhe Lionel Messin me rrëfimin për të ardhmen e tij. Mesfushori spanjoll nuk ka dhënë ende garanci për vazhdimësinë. Kontrata e tij me klubin amerikan skadon në dhjetor dhe, në moshën 37-vjeçare, tërheqja nga futbolli profesionist po afron. “Kur ika nga Barcelona, e dija që nuk do të kthehesha më të luaja në Spanjë apo Europë. Kam edhe një moshë të avancuar, jam shumë më pranë tërheqjes sesa të vazhdoj të luaj, – tha Busquets. – Ende nuk ka asgjë zyrtare, as për rinovimin e mundshëm, as për ceremoni lamtumire”. Fjalët e veteranit hapin pyetje për të ardhmen e ekipit...