“Mos u jepni para grabitësve”/ Braçe ngre alarmin: Një skemë piramidale po operon online, kujdes…

“Mos u jepni para grabitësve”/ Braçe ngre alarmin: Një skemë piramidale po operon online, kujdes…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka paralajmëruar se një skemë piramidale po qarkullon online dhe është duke u përhapur me shpejtësi. Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se skema piramidale online “Txex” që operon përmes aplikacioneve ka përfshirë 1 mijë persona vetëm në Divjakë. “Piramidat e reja, tani janë online, në çdo telefon! Po ju grabisin! Kjo-txex më e madhja!kam dy muaj që merrem me këtë; Divjaka është arsyeja – përfshirja këtu, nisur nga numri i vogël i popullsisë, është i tmerrshëm! Dy muaj më parë një sipërmarrës më vuri në dijeni, ai nisur nga ç’po dëgjonte prej njerëzve të ndryshëm në Divjakë. Jam munduar t’i them kujt kam mundur në Divjakë të dalë sa më shpejt nga kjo skemë piramidale apo...