Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Bie prodhimi i energjisë nga HEC-et, rritet nga fotovoltaikët, importet 16.5 % më shumë
Viti 2025 është përkufizuar nga një situatë aspak e favorshme hidike për vendin e për rrjedhojë kjo është reflektuar në një rënie të prodhimit të energjisë, rritje të importeve dhe rënie të eksporteve në raport me një vit më parë. Të dhënat zyrtare të Bilancit ë Energjisë për tremujorin e dytë të vitit tregojnë pikërisht këtë panoramë.“Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 2,5 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 4,6 %, duke arritur vlerën 1.757 GWh nga 1.841 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2024.Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 43,5 % , nga hidrocentralet publike në masën 40,1 % dhe...