Saka mungon në ndeshjen ndaj Liverpool dhe kombëtare, edhe Odegaard ngre “flamurin e bardhë”

Saka mungon në ndeshjen ndaj Liverpool dhe kombëtare, edhe Odegaard ngre “flamurin e bardhë”

27 Gusht 2025 10:45 Telesport Bukayo Saka pritet të mungojë në ndeshjen e Premier League që Arsenal do të luajë kundër Liverpool të dielën dhe jo vetëm. Sulmuesi pritet të mungojë edhe në dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës që Anglia do të zhvillojë kundër Andorrës dhe Serbisë. Sulmuesi pësoi një dëmtim në kofshë në fitoren 5-0 të “topçinjve” ndaj Leeds dhe, sipas raportimeve, do të mungojë deri në katër javë. Edhe kapiteni Martin Odegaard është gjithashtu në dyshim për udhëtimin e së dielës në “Anfield”. Ai pësoi një dëmtim në shpatullën e djathtë gjatë fitores së fortë të së shtunës në Emirates. Ndaj, trajneri Mikel Arteta, pret që të dy lojtarët të mungojnë për ndeshjen ne radhës, por nuk bëhet fjalë për dëmtime...