Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndarja nga jeta e ish-futbollistit 42-vjeçar, gruaja e tij akuza të forta ndaj spitalit: Çdo gjë shkoi gabim
Gruaja e ish-futbollistit 42-vjeçar brazilian, Ricardo Da Costa, hedh akuza për spitalin e Përgjithshëm të Santorinit, aty ku i shoqi ndërroi jetë. Siç shprehet ajo, vdekja e tij mund të ishte shmangur, pasi pretendon se ka pasur gabime në “Spitalin e Përgjithshëm Santorini” ku ai u shtrua. Duke folur për STAR, Orelia Argyriadou tha se burri i saj u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm të Santorinit më 19 gusht dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak. Pas operacionit, ai ndjeu shqetësim të fortë dhe pati vështirësi në frymëmarrje për tre ditë. Mjekët thanë se kjo ishte për shkak të ngjitjes së zorrëve dhe vazhduan me një ndërhyrje të dytë kirurgjikale. Madje ata e informuan gruan e 42-vjeçarit se kishin kryer një bllokim dhe njëkohësisht...