Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Le të vdesë me mua ky mister’, Tesla, dorëshkrimi enigmatik dhe tragjedia e gjenisë së pakuptuar
Shkruan Albert Vataj Historia e njerëzimit është e mbushur me figura që kanë parë përtej horizontit të kohës së tyre, por janë dënuar të ecin të vetmuar në rrugë të mbuluara me mosbesim. Një ndër ta është Nikola Tesla, një njeri që e pa botën jo vetëm siç ishte, por siç mund të ishte. Në një dorëshkrim enigmatik, të zbuluar rastësisht në veshjen e brendshme të një helmete zjarrfikësi, hasim fjalët e tij të prerë: “Gabohesh, z. Ajnshtajn… eteri ekziston.” Janë fjalë që sfidojnë themelet e shkencës së shekullit XX. Ato nuk janë vetëm një kundërshti ndaj Ajnshtajnit, por një klithmë e një shpirti që refuzon të përkulet para dogmës së pranuar. Për Teslën, eteri nuk ishte një fantazmë e shkencës së kaluar, por vetë...