EMRI/ Aksion si në filma në tunelin e Murrizit! Kapet 22-vjeçari me armë, do ua shiste grupeve kriminale

EMRI/ Aksion si në filma në tunelin e Murrizit! Kapet 22-vjeçari me armë, do ua shiste grupeve kriminale

U kap në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, vihet në pranga një 22-vjeçari. Policia bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi: Ardit Doçi, 22 vjeç, banues në Burrel. Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po i transportonte armët...