Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
VIDEO-‘Policia-Policia’/ Furnizonte me armë kriminelët në Tiranë, kapet 22-vjeçari te Tuneli i Murrizit
Arrestimi i 22-vjeçarit TIRANË- Një 22 vjeçar nga Burreli, është arrestuar nga agjentët e Policinë brenda Tunelit të Murrizit. Ardit Doçi u kap në flagrancë duke transportuar 2 kallashnikov nga Burreli në Tiranë. Dyshohet se i riu i shiste armët në kryeqytet, te grupet kriminale. Gjatë operacionit, u sekuestruan armët e zjarrit, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit, si prova materiale. Njoftimi: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Tuneli”. U kap në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, vihet në pranga një 22-vjeçari. Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 krehra për to, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas...