Sali Berisha nuk i jep shpresë Gazment Bardhit, ia lë në dorë forumeve dhe Mul Nokës për të vendosur se kush do të…

Sali Berisha nuk i jep shpresë Gazment Bardhit, ia lë në dorë forumeve dhe Mul Nokës për të vendosur se kush do të…

Rigels Seliman Në selinë blu, tensioni politik duket se ka marrë një tjetër kthesë të fortë. Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi dje publikisht se nuk do të shprehë qëndrimin e tij personal për kreun e ardhshëm të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në një konferencë për shtyp, Berisha e vlerësoi Gazment Bardhin për detyrën e kryer deri më tani, duke theksuar se ai e ka mbajtur këtë funksion me “dinjitet”. Megjithatë, Berisha e bëri të qartë se nuk është ai që do të vendosë për vazhdimësinë e Bardhit në këtë rol. “PD do i ketë në vazhdim proceset. Do i përcaktojë grupi të gjitha… Unë nuk po prononcohem, por unë kam vlerësim qartësisht për detyrën që Gazment Bardhi ka kryer si kryetar grupi. Por...