Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës: Edi Rama dhe Partia Socialiste rrëzohen për katër muaj nëse PD largon…
Avokati i njohur, Spartak Ngjela paralajmëron se nëse Partia Demokratike arrin të shkëputet nga Sali Berisha dhe të zbatojë statutin e saj duke e larguar përfundimisht nga drejtimi, atëherë qeveria e Edi Ramës dhe Partia Socialiste do të rrëzohen brenda katër muajsh. Ngjela e quan të pakuptimtë dhe komike refuzimin e Berishës për të njohur humbjen e zgjedhjeve të majit, duke theksuar se manipulimi i pretenduar nuk mbështetet në asnjë provë dhe se vetëm gjykata mund të rrëzojë rezultatin e një procesi elektoral. Për avokatin, shtatori do të jetë momenti i së vërtetës: ose demokratët do të çlirohen nga Berisha dhe do të rikthehen si forcë e madhe politike, ose PD do të mbetet peng i tij dhe jashtë pushtetit për një kohë të pacaktuar....