Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I riu kapet me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit, dyshohet se do t’i shiste tek grupet kriminale
Po transportonte 2 armë zjarri automatike nga Burreli për në Tiranë, arrestohet pas një operacioni të befasishëm 22-vjeçari në “Tunelin e Murrizit”, në Rrugën e Arbrit. Operacioni është finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë, i koduar “Tuneli”. I arrestuari është Ardit Doçi, banues në Burrel, i cili dyshohet se do i shiste armët në kryeqytet, te grupet kriminale. U sekuestruan si prova materiale pas kontrollit të makinës, 2 armët e zjarrit, 4 krehra, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi A. D., 22...