Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Prosinečki “bekon” Sucic tek Interi: Mund të bëhet edhe më i fortë se Brozovic
Legjenda e futbollit kroat dhe aktualisht trajner i Malit të Zi, Robert Prosinečki, ka folur për “Gazzetta dello Sport”, duke lavdëruar mesfushorin e ri të Interit, bashkëkombësin e tij Petar Sucic. I ardhur nga Dinamo Zagreb, talenti 21-vjeçar ka lënë përshtypje pozitive që në debutimin zikaltër kundër Torinos, pas paraqitjeve të mira edhe në Botërorin e Klubeve. Prosinečki theksoi se nuk është aspak i habitur nga niveli i tij: “Sucic është pikërisht ashtu siç është shfaqur në këtë fillim sezoni tek Interi. Po flasim për një mesfushor të kompletuar, me dimension ndërkombëtar, që mund të luajë titullar në një skuadër të madhe si Interi. Ka maturinë e një lojtari shumë më të rritur se 21 vjeç, sjell intensitet në presing dhe ka aftësi me topin,...