Kokalari sulmon Vokshin: I dha Arjan Tartarit koncensionet e Albpetrol, kishin lidhje personale, SPAK të hetojë

Kokalari sulmon Vokshin: I dha Arjan Tartarit koncensionet e Albpetrol, kishin lidhje personale, SPAK të hetojë

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka bërë një denoncim publik lidhur me konçesionet e naftës në Shqipëri, duke përmendur emrin e deputetes demokrate Albana Vokshi dhe lidhjet e saj me biznesmenin Arjan Tartari. Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shprehet se ka në duar 306 faqe vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICC) për padinë e kompanisë GBC OIL kundrejt qeverisë shqiptare dhe AlbPetrolit, ku sipas saj dalin në pah skema korrupsioni që duhet të hetohen nga SPAK. Në reagimin e saj, Kokalari akuzon se Albana Vokshi, në kohën kur ka qenë anëtare e Bordit Mbikëqyrës të AlbPetrolit, ka pasur konflikt interesi, pasi konçesionet iu dhanë Arjan Tartarit, të cilin ajo e cilëson si partner dhe babain e fëmijëve të saj. Postimi i Evi Kokalarit RASTI I...