U kap duke transportuar armë dhe municione për grupet kriminale/ Përfundon në pranga 22-vjeçari

U kap duke transportuar armë dhe municione për grupet kriminale/ Përfundon në pranga 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Raportohet se në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi A. D., 22 vjeç, banues në Burrel, ndërsa janë sekuestruar 2 armët e zjarrit, 4 krehra për to, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit. Sakaq, materialet procdurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Njoftimi: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Tuneli”. U kap në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, vihet në pranga një 22-vjeçari. Sekuestrohen...