Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Normalizohet situata në pyllin e Poros, vijon monitorimi i vatrave aktive të zjarrit
Situata në pyllin e Poros në zonën e hidrovorit në fshatin Akërni është normalizuar në orët e para të mëngjesit. Por mbetet nën monitorim për shkak të disa vatrave aktive në brendësi të pyllit, ku vijon djegia e trungjeve. Forcat zjarrfikëse janë ende në terren dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Një ditë më parë zjarri mori përmasa të mëdha, duke u përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë, të hënën flakëqt fituan terren drejt Pishë-Poros, ndërsa retë e tymit u përhapën deri në qytetin e Vlorës. Forcat zjarrfikëse, ushtria, emergjencat civile dhe dy helikopterë u angazhuan në përpjekje për të ndaluar përhapjen e zjarrit.