Zjarri në Lushnje, dhjetëra banorë të asfiksuar nga tymi, tre në gjendje më të rëndë

Zjarri në Lushnje, dhjetëra banorë të asfiksuar nga tymi, tre në gjendje më të rëndë

Një shpërthim i ndodhur dje rreth orës 21:00 në një kabinë elektrike në një pallat 15-katësh në lagjen “Çlirimi” në Lushnje ka shkaktuar panik dhe asfiksi për dhjetëra banorë, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë. Sipas informacioneve paraprake nga policia dhe shërbimi zjarrfikës, një mbingarkesë në rrjetin elektrik ka bërë që linjat të marrin flakë, duke përfshirë kabllot e gjithë pallatit. Zjarri u pasua nga një sasi e madhe tymi që u përhap nëpër shkallë dhe apartamente, duke bllokuar hyrje-daljen dhe pamundësuar evakuimin e banorëve në katet e sipërme. Një njësi zjarrfikëse mbërriti me shpejtësi në vendngjarje dhe arriti të lokalizojë flakët përpara se ato të përhapeshin në strukturën e ndërtesës. Megjithatë, për shkak të tymit të dendur, shumë banorë mbetën...