U vra nga burri, Marjolës i jepet lamtumira në Korçë! Gjykata greke lë në burg 40-vjeçarin: Jam penduar, kërkoj falje

U vra nga burri, Marjolës i jepet lamtumira në Korçë! Gjykata greke lë në burg 40-vjeçarin: Jam penduar, kërkoj falje

Gjykata e Volosit në Greqi la dje në burg Pandeli Nakolecin, autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes Marjola. Mediat greke shkruajnë se ai u ka kërkuar falje fëmijëve, ndërsa pretendoi se krimin e kishte kryer në kushtet e tronditjes psikologjike. “Do të doja ta ktheja kohën pas dhe të isha në vendin e saj. Jam fjalë për fjalë i shkatërruar, i thyer mendërisht, i dëshpëruar. Mendova t’i jepja fund jetës sime në burg. Gruaja ime kishte lidhje jashtëmartesore, madje ishte edhe shtatzënë me partnerin e ri”, mësohet të ketë dëshmuar burri para oficerëve të policisë gjyqësore. Dëshmi lidhur me vrasjen makabre janë dhënë edhe fëmijët e çiftit, të cilët kanë rrëfyer momentet kur babai i tyre i ishte vënë në ndjekje gruas për ta...