115- vjetori i Nënë Terezës, një ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare

115- vjetori i Nënë Terezës, një ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare

Një ekspozitë filatelike dhe biografiko-historike mbi jetën dhe kontributin humanitar të Nënë Terezës u çel një ditë më parë në ambientet e Qendrës “Sotir Kolea”. Me ekspozitën “Shën Nënë Tereza: Një jetë me humanizëm” Biblioteka Kombëtare përkujtoi 115-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës. I pranishëm në aktivitet ishte edhe studiuesi nga Kosova, Anton Nikë Berisha, autor i 150 veprave për letërsinë shqipe dhe 27 veprave për Nënë Terezën. Anton Nikë Berisha i dhuroi Bibliotekës Kombëtare një kolanë me vepra të zgjedhura të tij, si dhe 10 libra për Shën Nënë Terezën ia dhuroi koleksionistit Hysen Dizdari. Takimi u moderua nga zëvendësdrejtorja e Bibliotekës Kombëtare Majlinda Toçi, ndërsa ekspozita zgjoi interesin e studiuesve, kritikëve dhe grupeve të tjera të interesit. “Përmes kësaj ekspozite filatelike dhe...