Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet një pallat trekatësh, evakuohen banorët
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ku është bërë evakuimi i banorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarri ka shkaktuar panik te banorët e zonës, pasi pallati ndodhej në një zonë të populluar dhe me ndërtesa të tjera shumë pranë njëra-tjetrës. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.