Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri, në nivelin më të ulët prej qershorit 2022
Yield-i bonove 12-mujore të thesarit pësoi një tjetër rënie të lehtë në ankandin e kësaj jave, duke u afruar më shumë pranë normës bazë të interesit.Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar nga zbritur në 2.6%, nga 2.62% që ishte në ankandin e mëparshëm dhe 3.15% që kishte qenë një vit më parë. Yield-i bonove 12-mujore ka prekur një nivel të ri minimal që prej qershorit të vitit 2022.Tregu i instrumenteve afatshkurtra vazhdon të karakterizohet nga yield-e shumë të ulëta, për shkak të kërkesës së lartë të investitorëve (kryesisht banka) nga njëra anë dhe një tendencë në ulje të huamarrjes së brendshme të qeverisë.Në ankandin e kësaj jave, shuma totale e kërkuar arriti në gati 8.84 miliardë lekë, kundrejt një shume të...