Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lita: Në mes të shtatorit shpallet qeveria ”Rama 4”, opozitës i duhet të jetë më agresive
Gazetari Lavdrim Lita, thotë se në javën e dytë të shtatorit do të kemi mbledhjen e asamblesë së PS-së, ku do të mësohet sesi do të jetë qeveria ”Rama 4”. ”Shtatori është një muaj i çuditshëm sepse janë ditët e fundit të nxehta dhe më pas vijnë rrebeshet politika. Duhet formuar qeveria dhe këto ditë po shohim intervista dhe audicione ministrash. Në javën e dytë të shtatorit do të kemi mbledhjen e asamblesë së PS-së ku do të lajmërohen ministrat e rinj të qeverisë Rama 4 dhe ky është edhe një rifillim për opozitën”.