Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksidenti tragjik në Delvinë, halla e viktimave: Djali 7-vjecar nuk e di që motrat kanë vdekur. Kërkojmë ndihmë për kurimin e tij (VIDEO)
Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe. Vdekja tragjike e Elvisës 22-vjeçare dhe Rezartës 20 vjeç ka lënë një boshllëk të madh në familje dhe në të gjithë ato që i njihnin. Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajzave rrëfen sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia. Halla tregon se ai ende nuk e di që dy motrat nuk jetojnë më. Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë, pikërisht për të siguruar disa të ardhura më shumë për t’i ardhur në...