Mbushi përroin me goma të vjetra, policia ndalon një person në Gjirokastër

Mbushi përroin me goma të vjetra, policia ndalon një person në Gjirokastër

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. R., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ndotur ambientin, duke hedhur goma të vjetra në bregun e përroit të lagjes Cfakë-Zinxhira.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.