Pa patentë në timon godet makinën e parkuar, procedohet penalisht adoleshenti në Gjirokastër

Pa patentë në timon godet makinën e parkuar, procedohet penalisht adoleshenti në Gjirokastër

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka goditur një automjet të parkuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.