Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë, regjistrimet nisin më 29 gusht

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë, regjistrimet nisin më 29 gusht

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ky vit ka shënuar një numër më të lartë aplikantësh, nga 19.700 që ishte një vit më parë në 20.200. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, flet për degët më të kërkuara, të cilat arrijnë t’i plotësojnë kuotat që prej fillimit. “Inxhinieritë dhe IT-ja kanë mbi 30% të aplikimeve. Interesi në rritje në IT bën të mundur që edhe degët e tjera, që deri dje mund të quheshin të rrezikuara, si matematika, fizika ose degë të tjera, tashmë të preferohen, sepse nëse nuk arrin të kapësh IT-në të paktën mund të regjistrohesh në këto degë, të cilat krijojnë një bazë të fortë...