Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hipokrizia e Sali Berishës, nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, por hyn në Kuvend
Nga Rigels Seliman Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kthyer në paradoksin më të madh të politikës shqiptare. Me një dorë ngre flamurin e mohimit, duke shpallur se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, ndërsa me tjetrën dorë hap portën për të hyrë në Kuvend si produkt i po atyre zgjedhjeve që sapo i damkosi si të pavlefshme. “Po afrohet momenti kur, PD do të marrë vendimet përkatëse. Një gjë është e sigurt që, PD këto zgjedhje nuk do t’i njohë kurrë. Unë të kuptoj, por të imagjinosh për një moment të njohësh këto zgjedhje, do të thotë të bëhesh bashkëautor në krim, në krimin më të madh elektoral në historinë e Shqipërisë pas 1946. Pas zgjedhjeve pluraliste të vitit 1946 të cilat...