Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
HJK Helsinki zyrtarizon afrimin e Ardit Tahirit nga Llapi
Një nga klubet më të mëdha të Finlandës, HJK Helsinki, ka zyrtarizuar sot afrimin e sulmuesit kosovar Ardit Tahiri. 22-vjeçari do t’i bashkohet ekipit finlandez në formë huazimi njëvjeçar nga Llapi, me mundësi blerjeje verën e ardhshme. Klubi finlandez ka zgjedhur një mënyrë kreative për ta prezantuar transferimin, duke publikuar një video me një skenë ikonike të filmit “Pulp Fiction”. Pas prezantimit, Tahiri shprehu emocionet e para për aventurën e tij të re në Finlandë, duke theksuar se mezi pret të ndihmojë HJK Helsinkin në objektivat e sezonit./KultPlus.com