Robert De Niro zbulon aktorët dhe filmat e tij të preferuar

Robert De Niro zbulon aktorët dhe filmat e tij të preferuar

Robert De Niro, i njohur si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka lënë gjurmë të paharrueshme me rolet në filmat klasikë si Goodfellas, The Godfather II dhe Taxi Driver. Legjendari regjisor Martin Scorsese, bashkëpunëtori i tij i gjatë, e ka cilësuar dikur De Niron si “aktorin më të madh të brezit të tij”. Megjithëse në ekran shfaqet me role të vendosura dhe të forta, De Niro në jetën private është më i tërhequr, por ka ndarë disa nga preferencat e tij personale,raporton Express.co.uk. Në një intervistë me Kenneth Branagh, ai ka zbuluar aktorët e tij të preferuar, duke përfshirë emra si Marlon Brando, James Dean dhe Kim Stanley. Në ceremoninë e Golden Globes, De Niro konfirmoi gjithashtu se disa nga...