Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, në shënjestër këngëtari Jozi/ Gjenden gëzhoja plumbash

Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, në shënjestër këngëtari Jozi/ Gjenden gëzhoja plumbash

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushë Kuqe, Kurbin. Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D. (alias M. B.) është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar si artizanale. Por dyshohet se shënjestra ka qenë këngëtari Jozi, një personazh i njohur në televizione. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja paraprake u konstatua se porta ishte dëmtuar lehtë si pasojë e shpërthimit. Gjatë kontrollit në perimetrin përreth banesës, hetuesit gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja, të cilat sipas policisë janë në dukje të vjetra dhe janë marrë në cilësinë e...