Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Panik mes banorëve, evakuuohen nga zjarrfikësit, raportohet për pesë lënduar

Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Panik mes banorëve, evakuuohen nga zjarrfikësit, raportohet për pesë lënduar

Një zjarr ka përfshirë një pallat në qytetin e Lushnjës këtë mbrëmje, duke rrezikuar banorët. Korrespondenti i Top Channel, Bledi Korreshi, raporton se zjarri ra në një biznes në kat të parë, si pasojë e një defekti në kabinës elektrike. Tymi u përhap në të gjithë pallatin 15-katësh, duke shkaktuar panik mes banorëve, disa prej të cilëve u evakuuan, nga ballkonet e apartamenteve. Një grua raportohet se u asfiksua dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Në spitalin e qytetit, u dërguan edhe katër persona të tjerë, që pësuan dëmtime tlehta. Në pallat, vijon të mos ketë energji elektrike, ndërsa banorët qëndrojnë jashtë banesave. Në vendngjarje ndodhet një ambulancë, teksa situata është nën monitorim. Top Channel